UBT

Haziri: “Vrojtuesit e lagjeve” – një përvojë e re për rritjen e sigurisë publike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjilani është njëra nga komunat e Kosovës, ku të premten ka filluar realizimi i programit “Vrojtuesit e lagjes”, si mbështetje për Strategjinë dhe planin e veprimit të policisë në bashkësi, përmes vendosjes së shenjave identifikuese në lagje, të cilat, siç ka thënë Shqipe Kastrati, koordinatore e Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi (EVSB), do të jenë ndihmesë për qytetarët që problemet t`i raportojnë në institucionet kompetente.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, ka thënë se të gjithë ne jemi jashtëzakonisht të interesuar për t`i ndarë përvojat e mira që vijnë në veçanti përmes programit të ICITAP-it, në rolin dhe përgjegjësinë që mund ta kemi brenda komunitetit tonë, brenda lagjes, apo edhe në institucione.

“Vrojtuesit e lagjes”, është praktikë që ne ndoshta më pak e njohim, por përvoja e sotme ka me tregua që në të ardhmen, përveç këshillave lokalë, mund të aplikojmë edhe forma tjera të ndryshme, që e rrisin sigurinë publike, interesin publik, pjesëmarrjen publike e sidomos preventivën në rastet e veçanta, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri falënderoi komandantin e stacionit policor në Gjilan, majorin Alban Ramushi, i cili merr pjesë në çdo mekanizëm të sigurisë, policinë në komunitet, këshillat lokalë dhe policinë në përgjithësi, e cila përkundër kapaciteteve të reduktuara që ka, në çdo rast ajo është e para që iu përgjigjet problemeve.

FIDANISHTJA

Për më tepër, Haziri ka thënë se Gjilani e ka një përvojë në vrojtim që nga periudha e viteve të `90-ta, kur komuniteti ishte vetorganizuar për të përcjellë lëvizjet e forcave serbe.

Alban Ramushi, komandat i Stacionit Policor në Gjilan, tha se shpreson që ky program, përmes vendosjes së tabelave “Vrojtuesit e lagjes” do ta ndihmojë shumë policinë që të pajiset me informata nga terreni, sepse është e pamundur që policia të jetë në çdo cep, në çdo lagje, në çdo fshat.

Përndryshe, Eldin Buzgoviq nga ICITAP-i e ka zbërthyer më hollësisht programin, duke thënë se qëllimi i “Vrojtuesit e lagjes” është ngritja e sigurisë në bashkësi, përmes bashkëpunimit me qytetarët në raportin e rasteve.

Me diskutime e komente, kanë kontribuar edhe Muhamet Hyseni (Mekanizmi Referues), Fiton Kastrati (FSK), Halit Rexhepi (KKSB) dhe të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.