UBT

Haziri vlerëson lartë rolin e rinisë në mbështetjen e kampanjave anti-COVID-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune të rinjtë e Gjilanit, që janë përfaqësues të organizatave në KVRL, të cilët kanë paraqitur shqetësimet e tyre të ndikimit negativ që kishte pandemia në aktivitetet rinore dhe zhvillimin e këtij sektori.

Kryetari Haziri, ka vlerësuar lartë rolin e rinisë, e cila vazhdimisht ka qenë e angazhuar në fushatat sensibilizuese anti-covid, duke i dalë kështu në krah institucioneve lokale për të kaluar këtë gjendje të rëndë e cila ka shkaktuar regres të madh në të gjithë sektorët e jetës.

Haziri, ka kërkuar nga përfaqësuesit e KVRL’së që të jenë më konkurrues me projekte, në organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

Mobi Casa

“Jam falënderues për angazhimin e vazhdueshëm të rinisë gjilanase dhe organizatave rinore në përgjithësi që kanë qenë vazhdimisht mbështetëse të institucioneve komunale dhe atyre shëndetësore, përmes kampanjave sensibilizuese për qytetarët që të mbrohemi dhe të kalojmë gjendjen e rëndë të përballjes me pandeminë globale Covid-19. Sikur gjithmonë, Komuna e Gjilanit do të jetë mbështetëse e çështjeve rinore dhe do t’i trajtojë me prioritetin më të madh nismat dhe programet që kanë target rininë dhe interesin e përgjithshëm”, ka thënë kryetari Haziri.

E nga ana e tij Genc Mustafa, zyrtar për rini, ka theksuar se kryetarin Haziri e kishin një shtyllë të fuqishme në mënyrë permanente në mbështetje të të rinjve.

Në emër të KVRL’së, ka folur kryetari i saj Mehmet Zylfiu, i cili e ka falënderuar Komunën e Gjilanit për mbështetjen e vazhdueshme, duke shpresuar në mbështetje edhe në vazhdim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.