Haziri: Vlerat e “Flakës së Janarit” do të ruhen dhe avancohen

Gjilan – Bujar Haziri u.d. i drejtorit të kulturës, rinisë e sporteve në Gjjilan tha për rajonipress se përkundër borxheve të trashëguara “Flaka e Janarit” do të mbahet me të gjitha epitetet e saja pozitive. Vlerat e Flakës do të ruhen dhe do të avancohen edhe më shumë tha Haziri.
Ndonëse në përgjithësi Komuna e Gjilanit sipas udhëheqësve komunal ka borxhe në të gjitha drejtorit, Manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” do të mbahet dhe do të ruaj të gjitha epitetet e saja pozitive që ka pasur gjatë viteve, raporton rajonipress.
Bujar Haziri u.d. të kulturës, rinis e sporteve tha për rajonipress se tashmë po bëhen përgatitjet e duhura që Manifestimi Tradicional “Flaka e Janarit” të shkojë ashtu siç duhet.”Edhe pse kemi trashëguar borxhe të shumta ne si drejtori, por edhe me përkrahjen e kryetarit të Komunës zotit Lutfi Haziri jemi të vendosur që t`i ruajmë vlerat dhe epitetet pozitive që ka prodhuar gjithmonë “Flaka e Janarit” tha Haziri.
Haziri tha se ka një entuziazëm dhe po punohet në mënyrë ekipore për të zhvilluar vlera dhe për të ruajtur katër shtyllat kryesore të këtij manifestimi që lidhen me artin letrar, artin pamor, artin figurativ dhe artin muzikor.
Haziri tha se tashmë janë shpallur të gjitha konkurset për këto kategori dhe janë në zhvillim e sipër përgatitjet edhe për “Fest Flakën” dhe “Talia e Flakës”.
Haziri thotë se do të ketë pjesëmarrës edhe nga teatrot dhe ansamblet nga trevat shqiptare dhe qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësi që në kuadër të 30 vjetorit të Rexhep Malës, Nuhi Berishës e Kadri Zekës të përcjellin program të larmishëm kulturor./rajonipress/