Hidromorava

Haziri viziton zjarrfikësit dhe Spitalin

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, vizitën e parë e ka realizuar sot në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ku u prit nga komandanti i këtij shërbimi, Shaip Ismajli si dhe nga u.d. i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Rexhepi.

Haziri u njoftua nga përfaqësuesit e këtij institucioni me punën dhe sfidat e tyre.

“Ju urojmë punë të mbarë në detyrën e re. Na vjen mirë që vizitën e parë e keni bërë te zjarrfikësit dhe kjo tregon seriozitetin tuaj. Për momentin janë 33 zjarrfikës. Gjatë këtij viti kemi pasur 524 intervenime. Kemi nevojë për mbështetjen e komunës që të punojmë suksesshëm”, ka thënë Shaip Ismajli, komandant i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se e ka zgjedhur që vizitën e parë ta bëjë në këtë institucion që kujdestaron 24 orë.

Ai tha se do ta kenë mbështetjen e pa rezervë të Komunës, për t’ua zgjidhur problemet që ka ky institucion.

“Jo rastësisht e kam zgjedhur këtë institucion, që jeni në kujdestari 24 orë. Për mua, Shërbimi i Zjarrfikësve është i barabartë me institucionet tjera të sigurisë. Bashkë do t’i zgjidhim të gjitha problemet e këtij institucioni”, ka thënë kryetari Haziri.

Uji Dea

Haziri, pas vizitës në shërbimin e zjarrëfikjes dhe shpëtimit ka vizituar edhe Spitalin Regjional të Gjilanit dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku nga afër është njoftuar për punën dhe angazhimet që ata i kanë në ditën e festës, por edhe në përgjithësi gjatë punës së këtyre institucioneve të cilat janë në shërbim të qytetarëve.

Haziri, tha se sot kur të tjerët pushojnë shërbimet po punojnë dhe janë pranë qytetarëve. “Sot kur të gjithë të tjerët pushojnë shërbimet po punojnë, si në shërbimin zjarrfikës, në Spitalin Regjional, por edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku të gjithë janë në kujdestari për t’i shërbyer qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, tha ai.

Haziri ka bashkëbiseduar me infermierët, motrat medicinale, me pacientët të cilët merrnin shërbimet shëndetësore duke u interesuar si për shërbimet ashtu edhe për të arriturat dhe problemet eventuale që ata kanë në kryerjen e detyrës së tyre.

Edhe sa i përket punës në qeverisjen me Gjilanin ai ka thënë se do të punohet pa ndërprerë në kthimin e imazhit dhe ecjes përpara në të gjitha fushat.

“Nga dje kemi nisur dinamikën e shtuar të punës, do të punojmë për 24 orë dhe shtatë ditë në javë, sikur që po punojnë kujdestarit në këto shërbime emergjente. Gjilani është zhytur në borxhe për shkak të mos disiplinës buxhetore që e kemi gjetur dhe kemi vendosur që me angazhim maksimal, me ulje të shpenzimeve të arrijmë që ta përballojmë dhe kalojmë këtë gjendje të cilën e kemi gjetur në Komunën tonë”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.