UBT

Haziri viziton Stacionin e Autobusëve: Do të bëhet më moderni në rajon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar ndërmarrjen komunale Stacioni i Autobusëve, për të parë nga afër marra e ndërmarra për parandalim kundër Covid-19.

Haziri ka konfirmuar se Stacioni i Autobusëve do të jetë në planin e investimeve në këtë vit.

“Meqë transporti publik është ndërprerë, përmes menaxhmentit, ne po punojmë në projektin për ndërtimin e Stacionit të ri, që e kap shumën prej 600 mijë euro dhe që i plotëson nevojat për transportin urban dhe ndër-urban. Ndërmarrja është menaxhuar mirë dhe s’ka shkaktuar asnjë borxh në gjashtë vitet e fundit”, tha Haziri.

UBT

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Avni Hajrullahu, ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19, ndërkaq e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që u ka dhënë.

“Stacioni i Autobusëve në Gjilan do të jetë me një sistem të avancuar digjital dhe më moderni në rajon”, tha Hajrullahu.

Ndryshe, afro 1 milion njerëz në vit qarkullojnë në Stacionin e Autobusëve në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.