ARKATANA

Haziri viziton shërbimin e Gjendjes Civile dhe atë të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka vizituar sot Administratën e Përgjithshme, respektivisht shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim të Qytetarëve, ku është takuar me shërbyesit civil dhe me qytetarët të cilët ishin duke u pajisur me dokumentet në këtë qendër.

Me këtë rast Haziri është informuar me punën që është duke u bërë aty, përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve por edhe më nevojat emergjente, si dhe u ka dhënë mbështetje punëtorëve, duke kërkuar nga ata që t’u shërbejnë në mënyrën më të mirë qytetarëve të cilët u drejtohen sporteleve të Komunës në përgjithësi.

FIDANISHTJA

“Ju dëshiroj punë të palodhur të gjithë juve që jeni për çdo ditë pune në kontakt me qytetarë të shumtë dhe të ndryshëm. Kërkoj nga të gjithë ju që të jepni maksimumin tuaj për t’u shërbyer qytetarëve të cilët u drejtohen sporteleve”, ka thënë ai në këtë vizitë që kishte në Administratë. Sot jam këtu në Administratë, sepse këtu është frekuentimi më i madh i qytetarëve dhe jam poashtu edhe për arsyen tjetër që t’u jap mbështetje dhe inkurajim që të punojmë bashkë për të mirën e Gjilanit dhe qytetarëve të saj”.

Ndërsa Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Administratës, Agim Velekinca, e ka informuar kryetarin në përgjithësi për këtë drejtori, për të arriturat, nevojat emergjente, nevojat për zyrtar shtesë për ta kaluar sa më mirë fluksin e madh të qytetarëve të cilët këtyre ditëve po kërkojnë shërbime. “Numri i qytetarëve që kërkojnë shërbime të gjendjes civile por edhe në QSHQ është në rritje këtyre ditëve, për shkak të ardhjes për pushime të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora. Është e nevojshme që numri i zyrtarëve të jetë më i madh në këtë shërbim në mënyrë që puna të kryhet sa më shpejt she palët të ndahen të kënaqur”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.