Uji Dea

Haziri viziton QKMF’në: Do ta vazhdojmë programin për familjen – Mjeku n’Shpi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidatët për Asamble nga radhët e LDK-së, Gentrit Murseli, Diana Toska, Leotrim Bllaca e Valdrin Halimi, kanë vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi”, ku janë pritur nga drejtoresha, Dr. Arbenita Hajdari.

Kryetari Haziri ka thënë se edhe në qeverisjen e ardhshme të LDK’së, prioritet do të vazhdojë të jetë shëndetësia, përkatësisht ruajtja e shëndetit publik.
“Gjatë ditës vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku e rikonfirmuam vazhdimin e programit për familjen – Mjeku n’Shpi. Gjilani është e vetmja Komunë që ka ofruar shërbime shëndetësore në shtëpi për pacientët e prekur nga COVID-19, sikurse edhe ekipi i patronazhës nuk është ndalur asnjëherë. QKMF e re është tashmë gati dhe kjo përkthehet rritje të hapësirave për 5000 metra katrorë dhe 6 shërbime të reja. Prioritet mbi prioritetet, ruajtja e shëndetit të popullatës”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Ndërkaq, drejtoresha e QKMF’së, Dr. Arbenita Hajdari, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të ofruar, për shërbime shëndetësore sa më të mira ndaj qytetarëve.

Ndryshe, ky aktivitet është organizuar nga Forumi i Rinisë i LDK-së në Gjilan.