RCCOLA

Haziri viziton Premium Tabacco Group: Përfundimisht duhet të hiqet akciza në bimën e duhanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me bartësin e listës zgjedhore, Avdyl Aliu dhe kandidatin për Asamble, Isa Musliji, kanë vizituar fabrikën e duhanit Premium Tabacco Group, ku janë pritur nga pronari, Arsim Blaku.

Haziri, pas takimit edhe me punëtorët, ka kërkuar nga qeveria heqjen e akcizës në bimën e duhanit.

“Me ftesë të Premium Tabacco Group, zhvillova takim me menaxhmentin dhe punëtorët aty, për t’ju konfirmuar partneritetin me prodhuesit vendorë. Ky bashkëpunim do të vazhdojë, përkundër vendimit të gabuar të qeverisë për anulimin e vendimit të mëhershëm mbi akcizën në bimën e duhanit. Anamorava ka pritur me gëzim që një ditë të fillojë prodhimi dhe kjo fabrikë ka kapacitete që të punësojë një numër të madh të punëtorëve. Përfundimisht, duhet të largohet akciza mbi bimën e duhanit dhe të stimulohen me subvencione në mënyrë familjet bujqësore, prodhues të duhanit, të lidhen me këtë fabrikë dhe të fillojmë ta bëjmë Anamoravën e gjelbër, sepse kjo bimë është emblema e punës që baballarët tanë në të kaluarën e kanë realizuar”, tha Haziri.

Mobi Casa

#LDKGjilan #LDK160

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)