UBT

Haziri viziton Njësinë e Zjarrfikësve, i përgëzon për punën e jashtëzakonshme në kohë pandemie

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vizituar sot Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, për të parë nga afër punën që bëhet aty.

Haziri i ka përgëzuar zjarrfikësit për punën e jashtëzakonshme në kohë pandemie, të cilët që prej 13 marsit të vitit të kaluar e deri sot, kanë bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve të administratës, përfshirë edhe shkollat dhe institucionet tjera.

Haziri ka falënderuar, po ashtu, edhe zjarrfikësit vullnetarë, të cilët po e vazhdojnë punën përkundër mos zgjidhjes së statusit të tyre, duke apeluar institucionet përkatëse që sa më parë ta rregullojnë statusin e tyre, duke e pasur parasysh rëndësinë e punës që e bëjnë.

UBT

Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe, përfshirë në renovimin e objektit e pajisjes me sistemin modern të ngrohjes.

Ndryshe, prapa objektit të zjarrfikësve është bërë edhe pastrimi i deponisë ilegale, ku punën e ka kryer në formë vullnetare kompania, Asllani Trans./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.