FITORJA

Haziri viziton kompanitë “Ask Foods” dhe “Moea”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kompaninë e përpunimit të prodhimeve vendore bujqësore “Ask Foods” dhe kompaninë për përpunimin e lëngjeve frutomaninë “Moea” që gjendet në Kravaricë, në kuadër të javës për mbrojtjen dhe përkrahjen e bizneseve të Gjilanit.

Gjatë vizitës në kompaninë “Ask Foods”, Haziri ka parë nga afër punën e shkëlqyeshme që po bënë kjo kompani, duke vizituar edhe qendrën grumbulluese që gjendet në Livoç si dhe plantacionin në Kravaricë.

Pronari i kësaj kompanie, Erton Namani, ka theksuar nevojën e domosdoshme të përkrahjes institucionale, duke falënderuar Hazirin për përkrahjen dhe lobimin e vazhdueshëm të tij në mbrojtje të bizneseve gjilanase. “Ask Foods” është prodhuesi më i madh i mollës në Kosovë. Neve na duhet ndihma kryesisht në infrastrukturë, që nuk është bërë deri më tash. Unë si prodhues i Gjilanit ndihem i diskriminuar. Ideja juaj zotëri Haziri për t’i mbrojtur bizneset e Gjilanit është fantastike gjë që iu falënderoj shumë për përkrahjen e vazhdueshme”, ka thënë Namani.

Kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “Ask Foods” është shembull i shkëlqyeshëm i biznesit gjilanas, duke premtuar përkrahje maksimale për këtë kompani.
“Ask Foods” është shembull brilant i prodhimit vendor gjilanas. “Ne kurrë nuk do t’ju lëmë vetëm, por do t’ju ndihmojmë në infrastrukturë, në asfaltimin e rrugëve, në ujësjellës dhe në ndriçim publik. Kjo është detyra e parë e kryetarit të komunës”, ka thënë, ndër të tjera, Haziri.

Uji Dea

Nga ana tjetër, gjatë vizitës në Frutomaninë “Moea”, pronari i saj Armend Malazogu, ka kërkuar ndihmesë nga kryetari Haziri në legjislacion, infrastrukturë rrugore e në ujësjellës.

Ai tha se kjo kompani është më e madhja në Kosovë në grumbullimin e mollës dhe dardhës së egër. Ka të punësuar 60 punëtorë, ka grumbulluar këtë vit 300 tonë mollë të egër dhe ka bashkëpunuar me 140 fermerë.

Haziri ka lavdëruar me këtë rast drejtuesit e kësaj kompanie për suksesin e arritur, duke thënë se në Prishtinë ju jeni të identifikuar me frutomani. “Në programin e LDK-së, prioritet e kemi bujqësinë. Do ta ndihmojmë ekonominë familjare dhe në këtë mënyrë e ka më lehtë edhe kjo qendër për grumbullimin e frutave. Do ka keni përkrahjen time të vazhdueshme” thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.