Fundamenti

Haziri viziton kompaninë “Konsoni”, premton ndihmë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot fabrikën “Konsoni”, e cila njihet për suksesin e saj në lëmin e shpezetarisë, me që rast u njoftua nga pronari i kësaj kompanie Agim Sahiti për mbarëvajtjen e punës në këtë fabrikë si dhe për problemet dhe sfidat e saj që nga themelimi.

Pronari i “Konsonit”, Agim Sahiti, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, ka përmendur një varg sfidash dhe problemesh që po ballafaqohet kjo kompani. Ai kërkoi ndihmë nga kryetari Haziri në infrastrukturë dhe në uljen e tatimeve që për këtë kompani po paraqesin problem në funksionim.

“Ju faleminderit zoti Haziri për vizitën. Ne si kompani që nga themelimi më 2008 jemi ballafaquar me probleme dhe sfida, por ia kemi dalë me punën tonë të madhe. Së pari na mungon infrastruktura rrugore që komuna do të duhej ta realizonte, tatimet janë të larta, pastaj prodhimi me gjenerator në këtë shekull është shumë i rëndë, për shkak se po kemi probleme me rrymën elektrike. Ju lutem nëse vini në krye të Gjilanit na ndihmoni”, ka thënë Sahiti.

Kryetari Haziri i ka premtuar përkrahje përfaqësuesve të kësaj kompanie, duke thënë se katër detyrat bazë si: rruga, uji, kanalizimi dhe ndriçimi publik do t’i kryej sapo ta marrë detyrën e kryetarit, si dhe do të ulë taksën fillestare komunale dhe atë të tatimit në pronë.

GRANDEMALL

“Jam i nderuar që jam në mesin tuaj, jam befasuar me numrin e lartë të punëtoreve femra këtu. Ju përgëzoj për këtë. Ju jeni meritor që po e mbani gjallë ekonominë familjare. Unë iu premtoj se në mandatin tim nuk do të keni probleme infrastrukturore. Do të ulim taksën fillestare komunale, pastaj vlerën e tatimit në pronë për 60 për qind”, ka deklaruar Haziri.

“Në mandatin tim do të ndalen keqpërdorimet, do të bëjmë një auditim për servisimin e borxheve, pasi gjendja është kaotike me 7 milionë euro borxhe. Zyra e prokurimit do të jetë e hapur për qytetarët dhe shoqërinë civile. Mendojmë ta rrisim buxhetin e komunës duke thithur donacione. Aktualisht, për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit nuk është arritur të thithen donacione për investime kapitale”, tha njeriu i cili do t’i prijë Gjilanit më 4 nëntor.

Aktualisht, fabrika e “Konsonit” ka të punësuar 60 punëtorë, 60 për qind e të cilëve janë femra, me mundësi të rritjes në të ardhmen thuhet në njoftimin e zyrës së LDK_së dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.