Fundamenti

Haziri viziton kompaninë e printimit “Flexograf”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kompaninë e printimit “Flexograf”, ku u njoh nga afër për punën e madhe që po bëhet aty.

Pronari i kësaj kompanie, Berat Mustafa, ka thënë se kjo është kompania e vetme e këtij lloji në Kosovë, duke ia treguar ecurinë e punës zoti Haziri.

UBT

“Hapi i parë në procesin e prodhimit janë veprimet që i përkasin përgatitjes së dizajnit dhe klisheve për realizimin e stampimit. Sektori i stampimit është pajisur me teknologji stampimi flexo të avancuar, me 8 ngjyra dhe stampon me precizitet të lartë. Teknologjia e “Flexograf” është e aftë të prodhojë ambalazhe disa shtresore nëpërmjet procesit të laminimit, ndërsa në sektorin e prerjes jepet forma përfundimtare e produkteve me makineri që punojnë me shpejtësi të lartë”, ka thënë drejtori i kësaj kompanie, Berat Mustafa.

Ndërsa, kryetari i ardhshëm i Gjilanit i ka premtuar përfaqësuesit të kësaj kompanie mbështetje të madhe si kryetar komune, duke ulur taksat dhe tatimin në pronë.
“Më gëzon fakti që punët në këtë kompani po shkojnë mirë dhe keni depërtuar në treg fuqishëm. Si kryetar i Gjilanit unë do t’i mbroj bizneset gjilanase, duke ulur taksën fillestare komunale si dhe tatimin në pronë për 40 për qind. Ju do të ndjeheni shumë komod nën udhëheqjen time”, tha Haziri./rajonipress/