UBT

Haziri viziton Klinikën Infektive: S’ka asnjë rast të dyshimtë me Covid-19, apelon për kujdes

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Klinikën Infektive të Spitalit Regjional, ku u informua se deri në këtë moment nuk ka asnjë rast të dyshimtë me Covid-19.

“Spitali i Përgjithshëm, IKSHP dhe Klinika Infektive janë në vijën e parë të luftës. E falënderoj, Burbuqe Shkodra, Ajhane Sefiu dhe Ukshin Ismaili dhe krejt ekipin e mjekëve që 24 orë e shtatë ditë nuk po ndalen në këtë angazhim. Gjilani vazhdon t’i trajtoj rastet në familjen Shaqiri në Vrapçiq, ndërkaq rasti i Zhegrës ka dalë negativ në testin e dytë dhe tashmë trajtohet si i shëruar”, ka thënë Haziri, pas takimit.

Haziri pohoi se do të vazhdohet me masat e njëjta të shtrëngimit, në mënyrë që të mos lejohet përhapja, derisa theksoi se familja Shaqiri nuk ka nevojë për shqetësim.

Eco Higjiena

“Le të qëndrojnë në shtëpi. nuk kanë nevojë të vinë në spital sepse ne iu shkojmë në shtëpi me ekipet tona. Koordinimi i të gjithëve e parandalon përhapjen e virusit dhe e parandalon daljen nga burimi. Duhet të vazhdojmë kujdesin në higjienë, ta mbajmë distancën dhe të përshëndetemi me zemër”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që të vetëpërmbahen edhe në qarkullimin gjatë ditës ani pse është lejuar dalja, ndërkaq ka njoftuar se po vazhdon shpërndarjen e ndihmave për familjet sociale dhe po iu dërgohen në shtëpi.

Pas takimit ka folur edhe infektologia, Burbuqe Mustafa, drejtoresha e Qendrës Rajonale e Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu dhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.