ARKATANA

Haziri viziton “Hidromoravën”, drejtorit të ri i konfirmon bashkëpunim të plotë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar sot kompaninë regjionale të ujërave “Hidromorava”, ku është pritur nga drejtori i ri Muhamet Suliqi.

Kreu i Gjilanit Haziri i uroi për detyrën e re drejtorit Suliqi, duke i ofruar bashkëpunim dhe përkrahje të plotë, për t’i arritur objektivat e përbashkëta.

“Kam ardhur t’ju uroj për pozitën e re dhe t’ju konfirmoj bashkëpunimin dhe përkrahjen e plotë të Komunës së Gjilanit në mënyrë që kompania “Hidromorava” të bëhet më e shkathtë dhe më funksionale meqë lidhet shumë me programin tonë për infrastrukturën, ku pjesa më e madhe e buxhetit shkon për rrugët, ujin, kanalizimin e ndriçimin publik. Jemi të interesuar të bashkëpunojmë shumë mirë, në mënyrë që t’i arrijmë objektivat e përbashkëta”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri me këtë rast, ka falënderuar qeverinë zvicerane,e cila është donatorja më e madhe në Gjilan për të përmirësuar gjendjen me ujë të pijshëm për qytetarët.

Hidromorava

Nga ana e tij, drejtori i KRU “Hidromorava” Muhamet Suliqi, ka falënderuar kryetarin Haziri për përkrahjen e ofruar, ndërsa e informoi atë për sfidat, problemet dhe objektivat e kësaj kompanie.

“Ju falënderoj për kohën dhe kujdesin e treguar nga ana e juaj kryetar. Përkushtimi juaj është respekt për ne. Unë së bashku me stafin tim po punojmë për ta kthyer besimin e qytetarëve ndaj kompanisë sonë. Po bashkëpunojmë ngushtë edhe me drejtorët e Komunës së Gjilanit dhe bashkërisht do t’ia dalim që t’i kryejmë punët tona që e kemi për obligim ndaj qytetarëve”, tha drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi.

Suliqi shtoi se do të punohet shumë në rritjen e inkasimit, ndërsa përmendi edhe synimet e kompanisë për ndërrimin e gypave të asbestit për të parandaluar humbjet e ujit si dhe për shkaqe shëndetësore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.