Fundamenti

Haziri viziton familjet me gjendje të rëndë sociale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, deputeti Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë vizitoi fshatrat Gadish, Kishnapole dhe Sllakoc, ku u prit ngrohtësisht nga banorët e kësaj ane.

Haziri u njoftua për së afërmi nga banorët e këtyre fshatrave për gjendjen e mjerueshme të tyre, të cilët u ankuan për mos investime nga qeveria komunale në infrastrukturë, ujë të pijshëm etj.

Haziri kujdes të veçantë u kushtoi familjeve me gjendje të rëndë sociale, të cilët nuk posedojnë as kushtet elementare për jetesë normale.

Eco Higjiena

Ai u premtoi këtyre familjeve se me ardhjen e LDK-së në pushtet pas 3 nëntorit, prioritet i tij do të jetë rregullimi i këtyre shtëpive, që nuk e bëri kurrë ky pushtet në ikje.

“Jam shumë i prekur nga kjo që po shoh sot. Unë ju garantoj juve që menjëherë pas 3 Nëntorit, me ardhjen tonë në pushtet, prioriteti ynë kryesor është që këto familje ta kenë më të lehtë jetesën. Ne garantojmë që do ta ruajmë këtë trevë duke ua rregulluar gjërat elementare që janë të nevojshme për një familje. Ju meritoni të jetoni dinjitetshëm”, ka thënë, ndër të tjera, kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri./rajonipress/