Mobi Casa

Haziri viziton fabrikën “Euro-Model”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fabrikën për përpunimin e drurit “Euro-Model”, në kuadër të javës për të mbrojtur prodhimin vendor.

Drejtori i kësaj fabrike, Xhevat Dushica, pasi ka falënderuar për vizitën, e njoftoi z. Haziri për punën e madhe që po bëhet në këtë Fabrikë.

Uji Dea

I impresionuar me punën e madhe të fabrikës “Euro-Model” u shpreh të jetë kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, duke thënë se ky është një shembull brilant i funksionimit të një biznesi në Gjilan. Ai i dha përkrahje maksimale kësaj Fabrike, duke premtuar ndihmesë në plasimin e prodhimit edhe jashtë vendit.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Jam i impresionuar me punën që po bëhet këtu. 50 punëtorë këtu, do thotë se siguron të ardhura të mira për 50 familje. Aspekti tjetër, unë pashë shumë punëtore femra në “Euro-Model” dhe kjo është tejet impresive. Puna jonë është që t’i mbrojmë dhe t’i afirmojmë bizneset vendore. E siguroj zotin Dushica se do t’i rri afër gjithmonë për të ndihmuar në plasimin e prodhimeve edhe jashtë vendit”, ka thënë Haziri./rajonipress/