FIDANISHTJA

Haziri viziton fabrikën e Kabit: Jemi krenarë me produktet dhe brendin që ia ka sjell Gjilanit dhe Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me nënkryetarin Arbër Ismajli, kanë vizituar fabrikën e prodhimeve të qumështit Kabi, ku janë shprehur të impresionuar me pastërtinë dhe kushtet sterile në prodhim.

“Është njëri prej prodhuese që Gjilani dhe Anamorava krenohet si brend. Në fabrikën e Kabit, tash e 20 vjet punëtorët bartin maska, dorëza e sterilizues, në mënyrë që produktet e qumështit të dalin me kualitetin më të lartë dhe sipas standardeve europiane. I falënderoj pronarët e Kabit, Femi Kastrati e Mitat Bixhaku dhe gjeneratën e dytë, të cilët e bartin biznesin që ka 40 punëtorë”, ka deklaruar Haziri, pas vizitës.

Ai ka theksuar se tradita e punës është sjell prej Zvicrës, ndërkaq si rezultat i prodhimeve të larta, e kanë fituar projektin e madh të Komisionit Europian, për zgjerimin e kapaciteteve.

UBT

“BE dhe ambasadorja Natalya Apostolova e ka përmendur si shembull të mirë Kabin, të rritjes së kapaciteteve dhe kualitetit të prodhimit. Kemi ardhur sot për t’u njohur me vështirësitë e prodhimit dhe apelojmë që të vazhdojmë ta ruajmë dhe t’i përdorim prodhimet vendose si ato të Kabit”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Në emër të fabrikës Kabi ka folur, Nehat Bixhaku, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e ofruar në këtë kohë pandemie, duke thënë se sfidat dhe vështirësitë po mundohen t’i tejkalojnë me sukses./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.