United Hospital

Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar Kurban Bajramin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan për t’ua uruar festën e Kurban Bajramit, ku është pritur nga kryetari Sylejman Osmani dhe kryesia e BI-së.

“Sot, kryetarit të Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të Gjilanit ua uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj në veçanti haxhinjtë tanë që sot e bëjnë lutjen e madhe dhe sot e festojnë këtë festë në Mekë, në vendin e e shenjtë, në vendlindjen e islamit. Jam shumë i lumtur që kjo festë na gjen pak më mirë se Fitër Bajrami dhe besoj shumë që dita e sotme na e kujton që çdo ditë duhet të jetë Bajram. Ftesa e Kurban Bajramit është solidaritet, është sakrificë në emër të Zotit që të solidarizohemi me të gjithë ata që kanë nevojë, me të gjithë ata që sot e çdo ditë luten për jetë më të mirë, për mirëqenie më të mirë dhe, dashtë Zoti, edhe për ahiret më të mirë për të gjithë besimtarët dhe të gjithë njerëzimin. Uroj që të sundoj paqja te çdo qytetar dhe çdo familje”, ka qenë mesazhi i kryetarit Haziri gjatë takimit me kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Syleman Osmani.

United Hospital

Nga ana e tij, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke uruar që në këtë ditë të mbretëroj paqja, solidaritetit, lumturia dhe harmonia në familjet gjilanase./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.