UBT

Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar festën e Fitër Bajramit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi dhe drejtorët komunal, kanë vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u pritën nga kryetari i BI-së, Sylejman Osmani dhe kryesia e saj.

Me këtë rast, kryetari Haziri i ka uruar edhe njëherë qytetarët e Gjilanit për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se madhështia e muajit të madh të Ramazanit sot u manifestua me falje të përbashkët në qendër të qytetit të Gjilanit.

“Më lejoni që edhe njëherë t’ju uroj përmes kryetarit, imamëve të xhamive dhe gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit. Madhështia e muajit të madh të Ramazanit sot u manifestua me falje të përbashkët në qendër të qytetit, ku të gjithë njerëzit pa kurrëfar dallimi para Zotit u barazuan, ashtu çfarë na thërret gjithmonë misioni i Tij. Uroj që Zoti t’i shpërblej dhe t’i ndihmojë të gjithëve që ta përballojmë këtë gjendje, këtë jetë dhe këtë borxh në mënyrën më të mirë dhe faqebardhë. Zoti ju ruajt të gjithëve!”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

UBT

Nga ana e tij, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, ndërsa tha se festa e Fitër Bajramit i bashkon të gjithë myslimanët kudo që janë.

Duke ua uruar të gjithë qytetarëve Fitër Bajramin, ai tha se kjo festë vjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë besimtarët myslimanë, e i cili është vetëm për Zotin e madhërishëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.