FITORJA

Haziri viziton Bashkësinë Islame në Gjilan, porositë për solidaritet dhe përkujdesje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Haziri në fjalën e tij pas takimit, ka porositur që solidariteti, përkujdesja për jetimët, të pastrehët, të moshuarit, familjet në nevojë dhe respekti për të gjithë, që nga familja e tutje, të jetë në funksion të realizimit të porosisë që Zoti ka dhënë për ne.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në festën e Kurban Bajramit, i shoqëruar nga kryesuesja e kuvendit, nënkryetari i Komunës dhe drejtorët e drejtorive komunale, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe ka uruar kryetarin Naim Aliu, kryesinë dhe të gjithë qytetarët e besimit mysliman.

ARKATANA

Haziri në fjalën e tij pas takimit, ka porositur që solidariteti, përkujdesja për jetimët, të pastrehët, të moshuarit, familjet në nevojë dhe respekti për të gjithë, që nga familja e tutje, të jetë në funksion të realizimit të porosisë që Zoti ka dhënë për ne.

“Në këtë ditë të Kurban Bajramit, solidaritetit dhe Arafatit, dëshiroj ta falënderoj kryetarin e Bashkësisë Islame të Gjilanit Naim Aliu, i cili me kolegët e tij nga KBI, që si lider së bashku edhe me të gjithë imamët, po punojnë bashkë me ne, për të ndërtuar jetën, solidaritetin, për t’u shërbyer njerëzve. Apelojmë për këtë ditë e cila është kujtim për të gjithë, që ashtu sikur jemi krijuar nga Zoti, të tillë të jemi dhe të barabartë edhe për çdo njeri në sofër, para Zotit dhe para drejtësisë dhe urdhrave të Zotit. Festa e Kurbanit është kujtim për të gjithë, që ta kuptojmë edhe më mirë rolin tonë në jetë”, ka thënë mes tjerash, kryetari Lutfi Haziri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.