UBT

Haziri viziton Bashkësinë Islame dhe medresen “Alauddin”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari, Arbër Ismajli, kanë vizituar sot Bashkësinë Islame të Gjilanit dhe Medresen “Alauddin”, për t`i falënderuar për bashkëpunimin dhe njëkohësisht për t’u koordinuar për aktivitete të përbashkëta gjatë të ardhmes në shërbim të qytetarëve.

Haziri njëkohësisht i ka bartur përshëndetjet dhe urimet e tij për të gjithë haxhilerët për kthimin e tyre në Gjilan, sikur që ka përshëndetur edhe punën që bëhet në shkollën e medreses.

Uji Dea

“Jam sot në Bashkësinë Islame për t’i uruar të gjithë haxhilerët për kthimin e tyre në Gjilan. Gjithashtu jam sot këtu sepse është detyrë e jona e përbashkët ruajtja dhe mirëmbajtja e varrezave të qytetit dhe gjithashtu edhe përgatitjen dhe investimin në varrezat e reja të qytetit. Bashkërisht do të bëhet rregullimi i parkingut të veturave në atë hapësirë, shtigjeve për këmbësor, projektimi i tërësishëm i varrezave të reja të qytetit dhe hapësirave përcjellëse të nevojshme. Për këtë do të jemi të koordinuar gjithashtu edhe për shërbimet e varrimit të cilat duhet të jenë sipas planifikimit për çdo qytetarë pa dallim”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Ai ka vizituar edhe shkollën e medresesë së Gjilanit, ku është takuar me personelin arsimor të cilët i ka uruar për punën që bëjnë dhe për kontributin që japin në këtë shkollë, e cila ka mbi 100 nxënës. Këtë vit është gjenerata e parë e regjistruar e nxënëseve femra. /rajonipress/