Fundamenti

Haziri viziton Bashkësinë Islame

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, ku u prit nga kryetari, Sylejman Osmani dhe kryesia e këtij institucionit fetarë.

Kryetari Haziri i garantoi përfaqësuesit e Bashkësisë Islame mbështetje, bashkëpunim dhe koordinim institucional, sapo ta marrë detyrën e të parit të komunës.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, kryetari i BI-së në Gjilan, Sylejman Osmani, ka falënderuar Hazirin për vizitën, duke kërkuar ndihmesë në mënyrë që të respektohen ndjenjat fetare të myslimanëve, barazitë pa asnjë lloj diskriminimi për të gjithë, duke përfshirë shkollimin, infrastrukturën, pronën dhe të drejtat e besimtarëve thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/