Mobi Casa

Haziri viziton Bashkësinë Islame

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për nderë të festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtorët komunal, kanë vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, ku u pritën nga përfaqësuesi i BI-së, Naim Aliu.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka uruar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe të gjithë besimtarët myslimanë, duke u lutur që çdo familje sot të ketë ditë feste. Haziri ka uruar edhe haxhitë, me të cilët është edhe kryetari i BI-së, Sylejman Osmani, që të kthehen shëndosh e mirë në vendlindje.

FITORJA

“Për këtë ditë feste për qytetarët e Gjilanit, sot dëshiroj që përmes ushtruesit të detyrës së kryetarit, mulla Naim Aliut, të uroj Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët islam. Sakrifica e Kurban Bajramit është sakrificë e çdo qytetari në emër të Zotit. Unë lutem që çdo familje sot në Gjilan, çdo besimtar, ta ketë ditë të bardhë, ditë feste dhe uroj që haxhitë e Komunës sonë dhe gjithë haxhitë tjerë, duke përfshirë edhe kryetarin e Bashkësisë Islame si përgjegjës, të kthehen shëndosh e mirë në familje dhe t’ju shkojmë edhe atyre për urime sikurse sot. Urime të gjithëve”, ka thënë kryetari Haziri.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke uruar që në këtë ditë të mbretëroj paqja, solidaritetit, lumturia dhe harmonia në familjet gjilanase./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.