RCCOLA

Haziri vizitoi kompleksin “Planet Resort”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas një aktiviteti tejet të ngjeshur që pati gjatë ditës, kryetari i LDK-së, njëherësh fitues në zgjedhjet e 3 nëntorit, Lutfi Haziri, në mbrëmje pati një vizitë tejet të rëndësishme në kompleksin “Planet Resort”, në ambientet e të cilit pati rastin të përcjellë pjesë të programit të ekzekutuar nga kori i fëmijëve “Zogjtë e Qytetit” në dirigjim të profesorit , Burim Demiri.

Në një fjalë rasti, kryetari Haziri pasi përgëzoi fëmijët për punën e madhe të tyre që po e bëjnë në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të tyre krijuese dhe artistike, u zotua se pas marrjes së mandatit të të parit të komunës, jo vetëm që do të sigurohen ambiente të përshtatshme për punë gjatë ushtrimeve të tyre javore, por gjithsesi do të përkujdeset edhe për sigurim të financimit të qëndrueshëm institucional, për blerjen e mjeteve të punës në koherencë me kohën, blerjen e uniformave, përkrahjen për pjesëmarrje në festivale të ndryshme dhe natyrisht edhe përkrahjen për talentet në fushënm e solo-këndimit si dhe fushat tjera të artit të këndimit si sopranos, tenorit etj.

Kryetari Haziri mori përkrahje dhe mbështetje te fuqishme nga prindërit dhe familjarët që ishin prezent aty, duke shprehur dëshirën dhe admirimin për ndryshimin e madh që do të ndodhë më 1 dhjetor!

KKGJILAN

Më pas kryetari Haziri, vazhdoi vizitën në ambientet tjera të kompleksit “Planet Resort”, ku nga pronari , Jeton Ismajli dhe bashkëpunëtorët u njoftua me aktivitetin operativ si në fushën e gastronomisë, fushën e turizmit rural dhe atij malor, poashtu edhe për investimet në fushën e ndërtimit, investime këto që kapin shumën rreth 3. 5 milionë euro në bashkëinvestim me një bashkatdhetar, i cili jeton dhe punon në Zvicër.

Ismajli ngriti shqetësimet e tij se edhe përkundër investimeve kaq të mëdha dhe punësimin e 55 punëtorëve të rregullt dhe disa dhjetëra punëtorëve sezonal, nuk kishte kurrëfar përkrahje institucionale si dhe pati ankesa edhe në politikat tatimore sidomos rreth taksave komunale, në veçanti tatimin në pronë.

Kryetari Haziri, ritheksoi përkushtimin e tij se me marrjen e mandatit do te rishikoj të gjitha aktet normative komunale dhe sigurisht që do t’i adoptoj karshi rrethanave të reja, interesave të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/