Mobi Casa

Haziri: Vizitat e jashtme sjellin zhvillim ekonomik për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Opozita në Gjilan e ka akuzuar Lutfi Hazirin se po bënë shpenzime të panevojshme duke udhëtuar jashtë Kosovës dhe duke sjellur në Gjilan personalitete të cilët vetëm humbje i sjellin Gjilanit. Por Lutfi Haziri thotë se këto vizita i sjellin zhvillim ekonomik Gjilanit dhe Anamoravës. Edhe vizita në Austri ka këtë synim thotë ai.

Lutfi Haziri nuk i sheh të arsyeshme akuzat e opozitës rreth vizitave të tij që po bënë jashtë Kosovës, raporton rajonipress.

Haziri madje thotë se nga këto vizita përfitues është pikërisht Gjilani dhe Anamorava. “Gjatë takimit me z. Kopf në Austri kemi biseduar për mundësinë e zhvillimit ekonomik të Gjilanit dhe Anamoravës, ndaljes së migrimit ilegal si dhe mundësinë e bashkëpunimit më të madh të Gjilanit me disa komuna të Austrisë” ka thënë Haziri.

ARKATANA

Haziri thotë se këto vizita po shfrytëzohen edhe për të bërë funksionale disa marrëveshje të mëhershme të cilat kurrë nuk janë zbatuar. “Është interes i çdo komune në Kosovës që të ketë partneritet me komunat si motra në Evropë. Ne kemi raporte të mira me shumë komuna dhe po mundohem t`ia kthejë reputacionin Gjilanit edhe në aspektin ndërkombëtar” tha Haziri.

Haziri tha se nuk po shëtitet e as nuk po ec për interesa personale, por për interesa të qytetit të Gjilanit. “Këto vizita janë të dobishme dhe vetëm të mira i sjellin Gjilanit” tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.