Mobi Casa

Haziri: Vitin 2021 në Gjilan e kemi trajtuar si vit te mundësive të barabarta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, kryetari në detyrë i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se viti 2021, me propozim të Handikosit, është trajtuar si vit i mundësive të barabarta.

Haziri ka deklaruar se kanë punuar mbi parimin dhe besimin se Zoti na ka falur të barabartë, derisa theksoi se parku “Baja” i cili është paraparë të ndërtohet, i është dedikuar këtij komuniteti.

FITORJA

“Në Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, ndihem mirë që programi infrastrukturor për qasje dhe mundësi të barabarta është në implementim e sipër në Gjilan. Me Handikos-in dhe shoqatat që trajtojnë këta persona, kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, gjithnjë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe me propozim të tyre vitin 2021 e kemi shpallur vit të mundësive të barabarta. Ne kemi punuar në vazhdimësi mbi parimin dhe besimin se Zoti na ka falur të barabartë dhe mungesa e një gjymtyre zëvendësohet natyrshëm për t’u bërë të barabartë në jetë. Urime 3 dhjetori, festofshim bashkë gjithmonë në kushte më të mira”, ka shtuar Haziri.

“Ndihem shumë i lumtur që projekti im i zemrës Lagjja e Lumtur tashmë e ka parë dritën, të cilën e kemi ndërtuar për fëmijët pa prindër, nënat vet-ushqyese, grupet e organizatat të cilët i trajtojnë nënën dhe gruan, si viktima të dhunës në familje, që përkujdesen për personat me aftësi të kufizuara, që i mbrojnë dhe integrojnë të verbrit në shkollim, që ndihmojnë shurdhmemecët për të komunikuar, jetuar e punuar bashkërisht dhe për fëmijët me sindrome, për t’u integruar në sistemin e arsimit dhe jetën publike”, ka shtuar Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.