United Hospital

Haziri: Viti 2016, vit i investimeve dhe zhvillimit të Gjilanit dhe gjilanasve‏

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ndaj lajmin e mirë me të gjithë juve qytetarë të nderuar të Gjilanit, bashkatdhetarë nga diaspora se viti 2016 do të jetë vit i zhvillimeve më të rëndësishme të pasluftës. Ky do të jetë vit i gjilanasve. Së bashku me miqtë e shumtë, donatorët e ndryshëm nga qeveritë botërore, së bashku me juve bashkatdhetarë dhe me qytetarët e Gjilanit, 2016-ën, do ta kemi vit të investimeve, sukseseve, punës dhe solidaritetit të përgjithshëm, për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai ndër të tjerash në fjalën e tij para qytetarëve të shumtë të mbledhur në qendër të Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga familja e tij, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët e drejtorive komunale, në natën e ndërrimit të moteve ka vizituar Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, Spitalin Regjionale dhe Ndihmën e Shpejtë në Shëndetësinë Primare e më pas ka festuar në mesin e qindra qytetarëve të Gjilanit, të cilët ishin mbledhur para Teatrit të Qytetit, në ndezjen e fishekzjarrëve nën atmosferën e krijuar të koncertit të madh festiv.

Kryetari Haziri me këtë rast ka thënë se viti 2016 do të jetë vit i Gjilanit dhe i qytetarëve të kësaj Komune të harruar prej kohësh nga investimet.

Hidromorava

“Ndaj lajmin e mirë me të gjithë juve qytetarë të nderuar të Gjilanit, bashkatdhetarë nga diaspora se viti 2016 do të jetë vit i zhvillimeve më të rëndësishme të pasluftës. Ky do të jetë vit i gjilanasve. Së bashku me miqtë e shumtë, donatorët e ndryshëm nga qeveritë botërore, së bashku me juve bashkatdhetarë dhe me qytetarët e Gjilanit, 2016-ën, do ta kemi vit të investimeve, sukseseve, punës dhe solidaritetit të përgjithshëm, për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai ndër të tjerash në fjalën e tij para qytetarëve të shumtë të mbledhur në qendër të Gjilanit.

Haziri gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët që kjo natë dhe këto ditë feste të kalohen në gëzim dhe mature gjatë festimit duke shtuar kujdesin në përdorimin e mjeteve piroteknike.

Për ndryshe, natë e mbrëmshme ka kaluar e qetë sipas institucioneve të sigurisë dhe shëndetit publik, me disa raste të cilat kanë marrë ndihmën e mjekut në kohë të shpejtë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.