Mobi Casa

Haziri: Veriu rrezikon të vendoset në administrim ushtarak për shkak të sjelljeve të Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë intervistës për “Ballkan Update” theksoi se veriu i Kosovës rrezikon që të vendoset në një administrim ushtarak dhe civil për shkak të sjelljes së qeverisë Kurti. Ai tha se qeveria e ka humbur legjitimitetin, dhe kjo sipas tij, dëshmohet edhe me shtimin e forcave të KFOR-it.

“Qeveria që po sillet në këtë formë, tregon qartë se nuk ka asnjë plan se si të dilet nga kjo situatë. Nuk kemi axhendë në mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut, nuk kemi plan detaj për përfundimin e bojkotit të serbëve në këto komuna, nuk kemi mënyrë se si të menaxhojmë situatat eventuale në rrethanat e përkeqësimit, dhe në anën tjetër kemi rritjen e KFOR-it. Kanë marrë autorizime të reja pa pyetur askënd dhe krahas ushtrimit të detyrave në siguri, zëvendësojnë edhe rolin e policisë speciale në rrethana që mund të përkeqësohen. Praktikisht as zoti Kurti dhe ministrat e tij nuk mund të shkojnë në asnjë komunë në veri pa lejen e KFOR-it” tha ai.

ARKATANA

Dhe në emër të sovranitetit, sipas Hazirit, ata kanë humbur një lloj legjitimiteti për ushtrimin e detyrave të rregullta ditore si përfaqësues të ekzekutivit.

“Rreziku më i madh është që ai vend potencialisht të vendoset në një administrim ushtarak dhe civil dhe të shkëputet roli i qeverisë së Kosovës sepse nervozizmi i djeshëm i Kurtit, paqartësia e tij dhe mënyra se si gjen fajtor në Bruksel për mossuksesin në bisedime tregon qartë që po e përkeqëson krejt rolin tonë në ushtrimin e sovranitetit në këto katër komuna në veri të Kosovës.”, theksoi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.