Uji Dea

Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai konfirmon se LDK ka pasur të drejtë në qëndrimin e saj.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Haziri theksoi se kërkesat e LDK-së dhe PDK-së janë bashkuar në procedurë.
“Kërkesat kanë qenë të ndara, edhe LDK-ja e ka dërguar veç, edhe PDK-ja veç, por pastaj i ka bashkuar të dyjat,” tha Haziri.

Ai shtoi se vendimi i fundit i Kushtetueses tregon qartë se nuk mund të ndryshohet njëanshëm procedura dhe mënyra e votimit.

“Vendimi i fundit e tregon se kush ka pasur të drejtë. Ne dolëm një parti që ka pasur të drejtë, sepse nuk mund të ndryshohet njëanshëm procedura dhe mënyra e votimit,” u shpreh Haziri.

Deputeti i LDK-së theksoi se nuk ka marrë pjesë në një proces që sipas tij shkelte jo vetëm procedurat, por edhe Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

United Hospital

”Unë si deputet nuk mund të marr pjesë në një procedurë e cila shkel jo vetëm procedurën, por edhe Kushtetutën. Rregullorja e Kuvendit është Kushtetuta e Kuvendit,” tha ai.

Haziri u shpreh se tani nuk duhet të ketë debat politik për të përcaktuar kush kishte të drejtë, por vendimi duhet të zbatohet pa diskutim.

“Nuk duhet të luftojmë tash pas vendimit se kush ka pasur të drejtë, sepse askush nuk mund të dëshmojë qasjen politike për drejtësi. Duhet me zbatu vendimin pa diskutim,” tha ai.

Sipas tij, LDK ishte e bindur që do të fitonte në këtë rast.

”Ne kemi qenë të bindur që ky vendim do të dilte kështu, sepse LDK nuk e ka humbur asnjëherë asnjë rast në Gjykatën Kushtetuese. Në momentin që e kemi dërguar dokumentin, e kemi ditur që kjo është e fituar,” përfundoi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.