ARKATANA

Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Lutfi Haziri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është “kristal i qartë”.

“Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese kanë gjykuar drejt dhe janë përgjigjur pyetjes së grupit të deputetëve që është udhëhequr nga deputetja Time Kadrijaj. Por, ata janë të prirë të përgjigjen vetëm pyetjes që parashtrohet, ndërsa në dispozitiv janë përgjigjur, dhe në arsyetim kanë ofruar argumente, fakte, shembuj konkretë – jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe nga vende me demokraci të njëjtë parlamentare, pak a shumë si ajo që Kosova e ka ndërtuar në këtë sistem dhe këta parametra”, ka thënë ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Tutje, Haziri ka thënë se partia e parë ka bërë lojë fjalësh lidhur me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e interpretuar atë në një standard krejt tjetër.

Uji Dea

“Po trajtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese si tavolinë suedeze. Ajo që i pëlqen, e merr dhe e komenton në interes të tyre, pjesën tjetër e injoron dhe nuk i referohet – pavarësisht në cilën pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është”, ka shtuar ai.

“Ata i kanë dhënë zgjidhje kërkesës së grupit të deputetëve, por partia e parë nuk po e implementon. Zaten, për herë të parë, Gjykata Kushtetuese është sfiduar në moszbatim të vendimit të saj,” ka përfunduar Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.