GRANDEMALL

Haziri: Veç LDK e çon vendin në zgjedhje, PDK është parti e natës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, njëkohësisht nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosovën në zgjedhje e çon vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe s’ka asnjë individ e parti politike tjetër që mund ta bëjë këtë.

Haziri ka goditur partnerët e koalicionit në qeveri, Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se “PDK është parti e natës”.

“Sa i përket dallimit mes LDK-së dhe PDK-së, kjo është si nata me ditën. LDK është parti e ditës, PDK është parti e natës”, ka thënë Haziri, në emisionin ‘Rrokum Roll’ në Rrokum TV.

Për deklarimin e Adem Grabovcit, lidhur me mosvotimin e LDK-së për anëtarët e OSHP-së, Haziri tha se “LDK-PDK është partneritet në qeverisje, por duhet me kujtue se PDK e LDK janë rivalet më të mëdhenj në politikë”,

FITORJA

Ai ka thënë se partneriteti PDK-LDK “nuk është partneritet i dashnisë, por partneritet i zorit”.

“LDK e ka pajtuar politikisht një regjion të Kosovës. Por, ne nuk bëjmë më komprimise të dhimbshme për askënd. Asnjëherë”, ka deklaruar Haziri.

“Kudo që është LDK, aty ka sukses. Aty ku mungon LDK, nuk ka sukses, siç është rasti i opozitës sot”, ka theksuar kryetari i Gjilanit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.