United Hospital

Haziri: Vdekja e doktor Nagip Rexhepit është humbje e madhe për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit zotit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja komemorative në nderim të veprës së doktorit Nagip Rexhepi, i cili ndërroi jetë dje.

Para të pranishmëve, kryetari Lutfi Haziri ka lutur që familja, kolegët dhe miqtë e Nagipit të bëhen të fortë dhe ta kujtojmë ashtu siç ka qenë, i dashur, i afërt, i ngrohtë, mjek i mirë dashamirë i sportit dhe mbi të gjitha familjar i madh.

“Në këtë natë të madhe për të gjithë besimtarët, po ndahemi për herë të fundit nga doktori jonë, njeriu i cili gjithmonë me fjalët, punët dhe veprat sjelljet e tij, na ka nderuar të gjithëve. Dr. Nagipi ka qenë i gatshëm që t’i shërbej gjithkujt, në çdo kohë dhe gjithherë. Po flas sot si njëri nga miqtë e tij dhe mund them se Gjilani e ka humbur njeriun më të mirë, njeriun më të dashur, më profesional. Jo vetëm për Gjilanin, por kudo ku ka punuar, ai ka dhënë kontribut të madh. Besojmë shumë që vepra e tij, humaniteti dhe misioni i tij do të mbetet në kujdesën tonë si emër i shquar, që do të kujtohet dhe që do ta na bëjë nderë. Ai do të na mungoj përjetë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka thënë kryetari Haziri.

ARKATANA

Në këtë mbledhje komemorative ka folur edhe kolegu i Nagip Rexhepit, doktori Rrahman Hajdari, i cili vlerësoi lartë jetën dhe veprën e tij, duke thënë se do të mbetet në analet e shëndetësisë gjilanase.

Ne emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar deputeti Fatmir Rexhepi, i cili është vëllai i të ndjerit Nagip Rexhepi.

Nagip Rexhepi, me profesion gjinekolog, për një kohë të gjatë ka qenë i angazhuar si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.