Haziri: Vazhdon gjendja e pashpresë në sektorin e shërbimeve publike dhe jo vetëm

Gjilan – Ish drejtori i shërbimeve publike Sokol Haziri thotë se u bene dy vite dhe çuditërisht Gjilani vazhdon të mbetet pa sinjalizim horizontal. Rrugët e qytetit me pamje të shëmtuar e vozitësit në ngasje dhe këmbësoret në to vetëm përmendësh.
Haziri thotë se kjo detyrë e sinjalizimit horizontal sipas ligjit dhe standardeve të aplikuara duhet bërë dy herë në vit.
“Nuk ka dhe as që mund të ketë asnjë arsyetim racional për ketë dështim, pos paaftësisë totale të pushtetit aq të ‘shumëpritur’ komunal dhe jo vetëm. Hapësirat publike në çfarë gjendje të mjerueshme, pa mirëmbajte e me plotë vrazhdësi, varrezat e qytetit pa mirëmbajtje gjithashtu.
Për këta të prirurit me fajësua e kritiku qeverisjet e kaluara po i përkujtoj se Gjilani dikur para tyre kishte fituar vendin e parë në nivel Republike për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta publike” tha Haziri.
Sipas Hazirit qentë endacak mbizotërojnë sheshet e lagjet e qytetit duke kërcënuar për çdo ditë sigurinë e shëndetin e qytetarëve.
“Ngecje në infrastrukturën sportive dhe në atë kulturore gjithandej. Rrugët dalëse apo hyrëse të qytetit asesi të përfundojnë e mos të flasim për autostradën, që vazhdon të mbetet storje e mossuksesit e qeverisë qendrore. E rruga aktuale Gjilan – Prishtinë torturë e përhershme e ngasësve të automjeteve dhe jo rrallëherë po merr jetë njerëzish. E këta vazhdojnë e nuk ndalen me fraza e vizatime bajate për planet perspektive. Mbase këtyre ju pa “Marifeti” më shpejt se që kanë pritur edhe pesimistët më të mëdhenj. Qeverisja e përgjegjshme nuk është kjo” tha për rajonipress Sokol Haziri, ish Drejtor i Shërbimeve Publike./rajonipress/