Fundamenti

Haziri uron Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” ka uruar që ky institucion t’i përngjaj figurës së heroi, I cili e zgjoi shpirtin e të rinjve në kohën më të rëndë.

“Uroj që Universiteti ti përngjanë Kadri Zekës si emër i përveçëm, si hero i Kosovës dhe si njeriu i cili vjen nga Gollaku i Gjilanit, por që e ka zgjuar shpirtin e të rinjve në kohën më të rëndë. Numri prej 9 mijë studentëve neve na bënë krenarë, sepse ky Universitet po i u krijon mundësi të rinjve edhe të Kosovës Lindore, edhe shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore dhe kudo që janë në diasporë”, ka thënë Haziri para të pranishmëve.

Ai theksoi se është ndier i impresionuar në debatin e organizuar me studentët e “Kadri Zekës” dhe ata të Zug të Zvcirës, të cilët, siç tha, jo vetëm që kanë treguar afinitet e barazi, por kanë treguar edhe zgjuarsinë dhe konkurrimin e plotë.

ARKATANA

Krejt në fund, kreu i Gjilanit ka kërkuar që të kampusi universitar të mos mbes peng i burokracisë.

“Na ka mbetur një punë e nisur, janë ndarë 7.2 hektarë për kampusin universitar dhe vendi ynë nuk guxon të bëhet peng i burokracive të ngadalshme në këtë drejtim. Bashkë me rektorin Bajram Kosumi po punojmë që ta zgjidhim problemin për t’iu krijuar kushte më të mira studentëve sepse ky kampus ka me qenë ndër më të mëdha, më të mira dhe më të organizuara në këtë pjesë”, u shpreh Haziri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.