Hidromorava

Haziri uron qytetarët për 15-vjetorin e çlirimit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kanë nisur aktivitetet në shënim të 15-vjetorit të çlirimit të Gjilanit nga pushtuesi agresor serb, ku sonte është mbajtur nata e parë e festivalit të këngëve dhe valleve “Gurra Popullore”.

Fillimisht tetë ansamblet e të gjitha trojeve shqiptare kanë defiluar në sheshin “Agim Ramadani” për të nisur nata e pare e festivalit, i cili mbahet për herë të 11-të.

I pranishëm në këtë eveniment ka qenë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtorët komunal si dhe artdashës e mysafirë nga të gjitha trevat.

Uji Dea

Para qindra të pranishmëve, kryetari Lutfi Haziri ka uruar gjilanasit për ditët e bardha të lirisë së Gjilanit, ndërsa u shpreh i lumtur dhe krenar me organizimin fantastik të festivalit të këngëve dhe valleve “Gurra Popullore”.

“Më lejoni që në emër timin në emër të familjes time dhe Kuvendit Komunal të Gjilanit t’ju uroj ditët e bardha të lirisë, ditët e çlirimit të Gjilanit në këto ditë feste që sivjet e shënojmë e lirisë së Gjilanit. Më lejoni t’i falënderoj të gjithë këta njerëz që kanë punuar shumë që festivali i këngëve dhe valleve në këtë vit të bëhet realitet. Falënderoj jurinë që është këtu, Drejtorinë e Kulturës dhe gjithë pjesëmarrësit që sot e nesër do ta ndajmë këtë festë, do ta ndajmë këtë gëzim dhe do t’i ndajmë këto vlera kulturore me të cilët ne krenohemi si Gjilan, Karadak e Gollak dhe si bashkëvendës, sepse ne jemi pjesë e rëndësishme e thesarit kulturor dhe vlerave tradicionale të trashëguara që do t’i ruajmë dhe avancojmë. Urime këto ditë të bardha Gjilan, Zoti ju ruajt të gjithëve”, është shprehur Haziri.

Ndryshe, në ditën e nesërme kreu i Komunës me bashkëpunëtorë do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët në ora 11:00, ndërsa në ora 12:00 para teatrit të qytetit, do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për persona të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në fusha të ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.