Uji Dea

Haziri uron qytetarët me rastin e ndërrimit të motmoteve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në këtë çast kremteje, ne të gjithë duhet të jemi më afër njerëzve që u duhet ndihma, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dashuri, dhe kujdes dhe dora e ndihmës për këtë shtresë të qytetarëve tanë duhet të jetë përherë e zgjatur thuhet në urimin e Lutfi Hazirit.

ARKATANA

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar të gjithë qytetarët. Në mesazhin e urimit thuhet:
“Në emër të të gjitha institucioneve komunale të Gjilanit, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar paqe, mbarësi, mirëqenie, lumturi e harmoni në familjet tuaja në vitin 2016. Në këtë çast kremteje, ne të gjithë duhet të jemi më afër njerëzve që u duhet ndihma, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dashuri, dhe kujdes dhe dora e ndihmës për këtë shtresë të qytetarëve tanë duhet të jetë përherë e zgjatur. Duke u angazhuar me mirëkuptim dhe solidaritet, besojmë shumë që do të arrijmë të realizojmë programin për zhvillimin e Komunës sonë, për jetë dhe mirëqenie më të mirë për çdo qytetar dhe çdo familje në Gjilan. Gjithashtu, apeloj tek të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të festojnë me kujdes ndërrimin e moteve. Gëzuar 2016!”, thuhet në urimin e kryetarit Lutfi Haziri me rastin festës së Vitit të Ri 2016./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.