Fundamenti

Haziri uron qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar Bashkësinë Islame dhe qytetarët e Gjilanit, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në mesazhin e urimit thuhet:“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni t’ua uroj Bashkësisë Islame në Gjilan dhe të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.

Kjo është një ditë me një kuptim shumë të madh dhe mesazhi që jap sot dhe të gjithë ditët që do të vijnë është që logjika, arsyeja, toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit.

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Eco Higjiena

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Në këtë ditë, të përkujtojmë të gjithë ata që u flijuan për atdheun, të gjithë ata që, me punën dhe me angazhimin e tyre, dhanë kontributin për lirinë dhe pavarësinë e vendit për ndërtimin e Republikës së Kosovës, duke respektuar veprën e sakrificën, si frytet dhe vlerat më të larta sublime.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.