Mobi Casa

Haziri uron profesorin Naser Morina për suksese dhe i konfirmon mbështetje edhe në të ardhmen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune dhe urimi profesorin Naser Morina, i cili ditë më parë ka doktoruar në Universitetin Shtetërorë të Sarajevës, në fushën e ndërtimtarisë, respektivisht në hulumtimin e shkaqeve të dëmtimit të urave nga betoni në rrugët shtetërore të Republikës së Kosovës dhe minimizimi i këtyre shkaqeve.

Në fjalën e tij kryetari ka uruar Naser Morinën, duke theksuar se përvojat dhe hulumtimet që ai ka bërë në fushën e ndërtimtarisë, konkretisht në infrastrukturën publike janë domethënëse dhe fokus për kuadrot në vijim që të bazohen në këto të dhëna të studiuara.

“Arritjet dhe hulumtimet e Dr. Morinës janë një pikë mbështetëse edhe për institucionet e shtetit kur realizojnë investime, kryesisht nga ajo që ka doktoruar profesori, sepse janë një shmangie nga problemet, nëse me kujdes analizohen nga ekspertët dhe inxhinierët gjatë realizimit të projekteve. Komuna e Gjilanit, me kapacitetet që ka, do të jetë mbështetëse e kuadrove, që ato të jenë gjithnjë e më lartë në ofrimin e zgjidhjeve praktike për shoqërinë”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Ndërsa, Naser Morina, tashmë i doktoruar në fushën e ndërtimtarisë ka njoftuar kryetarin edhe për botimin e librit shkencor Mekanika I (statika) pas një pune 3 vjeçare që tani është shpërndarë nga shtëpia botuese amazona në tërë botën.

“Kam arritur që të shënoj hapa të rëndësishëm edhe për aspektin e arritjeve profesionale por edhe për ofrimin e praktikave të studiuara me shumë kujdes të cilat janë mbrojtur para komisionit në Universitetin Shtetëror të Sarajevës. Unë kam arritur gjithashtu që të botoj edhe librin në një kompani shumë të madhe në nivelin global, i cili është bërë në gjuhën shqipe dhe është para të gjithë lexuesve të interesuar. Ju shpreh falënderimin maksimal kryetar Haziri, për mbështetjen gjatë kësaj periudhe të përgatitjes së temës si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në të ardhmen dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, që është një lehtësim për mua dhe kolegët tjerë”, ka thënë mes tjerash Naser Morina./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.