Hidromorava

Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit shkollor 2015-2016

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2015-2016, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit.

RCCOLA

Në urim thuhet: “Pas pushimeve ju, të dashur nxënës, riktheheni në bankat shkollore për të filluar edhe një vit të ri, të etur për të nxënë dituri dhe përvoja të reja. Këtë vit shumë fëmijë gjilanas nisin mësimin në klasë të parë, nisin rrugëtimin në botën e dijes dhe unë uroj, veçanërisht ata, e ju dëshiroj shumë sukses. Po ashtu, duhet vlerësuar në piedestal punën dhe sakrificën e mësimdhënësve, të cilët edhe në kohët më të rënda të okupimit e mbajtën gjallë arsimin shqip. Dua ta potencoj faktin se jam i kënaqur me përgatitjet që i ka bërë Drejtoria e Arsimit për fillimin sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2015-2016, ku janë bërë renovime në shumë shkolla. Në nismë të vitit të ri shkollor, urime, përkushtim të plotë dhe sukses në rrugën e shkollimit tuaj”, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri./rajonipress/