FIDANISHTJA

Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Gjatë takimit me drejtorët e shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore, u konfirmua se gjithçka është gati për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit.

Eco Higjiena

“Uroj nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e mësimit në gjysmëvjetorin e dytë, duke shpresuar shumë që sukseset e fëmijëve dhe të shkollave në përgjithësi në Komunën tonë të jenë gjithnjë më të larta. Kërkohet një angazhim i përbashkët nga mësimdhënësit dhe prindërit, që të kemi nxënës të suksesshëm”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Përndryshe, në shkollat e Gjilanit, përpos në gjuhën shqipe, mësimi zhvillohet edhe në gjuhën serbe, turke e rome. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.