Eko Higjiena

Haziri uron mësimdhënësit dhe nxënësit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014-2015.

Në urim thuhet:“Pas pushimeve ju, të dashur nxënës, riktheheni në bankat shkollore për të filluar edhe një vit të ri, të etur për të nxënë dituri dhe përvoja të reja.

Këtë vit shumë fëmijë gjilanas nisin mësimin në klasë të parë, nisin rrugëtimin në botën e dijes dhe unë uroj, veçanërisht ata, e ju dëshiroj shumë sukses.

Uji Dea

Po ashtu, duhet vlerësuar në piedestal punën dhe sakrificën e mësimdhënësve, të cilët edhe në kohët më të rënda të okupimit e mbajtën gjallë arsimin shqip.

Dua ta potencoj, po ashtu, se jam krenar me punën dhe përgatitjet e Drejtorisë Komunale të Arsimit të Gjilan, si dhe stafit të mësimdhënësve në të gjitha shkollat e Komunës për fillimin sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2014-2015.

Në nismë të vitit të ri shkollor, urime, përkushtim të plotë dhe sukses në rrugën e shkollimit tuaj”, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.