ARKATANA

Haziri uron mësimdhënësit, arsimi njëri nga prioritetet e rëndësishme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Gjilan, ku një e katërta e popullatës i përket moshës shkollore, po mundohemi që arsimin ta trajtojmë sa njërin nga prioritetet më të rëndësishme dhe konkurrues të dijes, jo vetëm në regjion, por edhe dhe në vendet e BE-së dhe kudo tjetër në botë, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në urimin e tij për mësuesit, me rastin e 7 Marsit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë mësimdhënësit e kësaj komune me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit. Në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri thuhet se 7 Marsi shënon rrugëtimin e gjatë e të vështirë të arsimit shqip, që nga shkolla e parë në Korçë, më 1887 e deri në ditët e sotme.

Ky rrugëtim na kujton njëherësh edhe kohërat e vështira të mësuesve tanë në Kosovë, të cilët u përballen me shumë sfida e pengesa, në misionin e tyre të shenjtë të mbjelljes së dijes të brezat e rinj dhe asnjëherë nuk u dorëzuan.

FIDANISHTJA

Në rrethanat e reja, arsimi përbën një nga shtyllat kryesore të shtetit tonë, andaj me këtë rast, mirënjohja më e thellë u takon të gjithë mësuesve dhe nxënësve të tyre, për punën që kanë bërë deri këtu.

“Sot që jemi të lirë dhe kemi mundësi të jashtëzakonshme për edukim dhe zhvillim, duhet të punojmë edhe më shumë që t`i arrijmë shoqëritë e përparuara”, thotë Haziri, në urimin e tij.

Në Gjilan, ku një e katërta e popullatës i përket moshës shkollore, po mundohemi që arsimin ta trajtojmë sa njërin nga prioritetet më të rëndësishme dhe konkurrues të dijes, jo vetëm në regjion, por edhe dhe në vendet e BE-së dhe kudo tjetër në botë, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në urimin e tij për mësuesit, me rastin e 7 Marsit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.