GRANDEMALL

Haziri uron karateistin Elhami Shabanin pasi u shpall nënkampion ballkanik

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar karateistin Elhami Shabanin, i cili u shpall nënkampion i Kampionatit Ballkanik të Karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Kryetari Haziri tha se ndjehet krenar me sukseset e vazhdueshme të Elhami Shabanin, sikur edhe me këtë të fundit.

“Urimet më të përzemërta Elhami Shabanit tonë, i cili u shpall nënkampion i Kampionatit Ballkanik të Karatesë, në Poreç të Kroacisë. Karateisti ynë na ka bërë krenarë gjithmonë me sukseset e mëdha në karrierë. Sukseset e tij dhe të sportistëve të tjerë ia rikonfirmojnë Gjilanit epitetin Kryeqytet i Sportit”, ka thënë kryetari Haziri.

ARKATANA

Ndryshe, Elhami Shabani, i cili merret tash e 22 vite me karate, është shpallur disa herë radhazi sportist i vitit në Gjilan, nga juritë profesionale.

Shabani është shpallur 16 herë kampion i karatesë në Kosovë, 11 herë kampion mbarëkombëtar, nënkampion i europian me ekiporen e Kosovës, sikurse edhe që është ranguar i pesti në botë për universitete dhe qindra medalje e nëpër turne kombëtar e ndërkombëtar. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.