FIDANISHTJA

Haziri uron Fitër Bajramin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Aliun dhe të gjithë qytetarët e besimit islam të Gjilanit.

Në urim thuhet: “Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni të uroj Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, e cila vije pas një sakrifice një mujore me agjërim për Zotin.

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Hidromorava

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Uroj që ky muaj i Ramazanit ta ketë përmbushur misionin e tij dhe Zoti të na e pranoj agjërimin dhe lutjet tona.

Ju ftoj që festën e Fitër Bajramit ta bëjmë të barabartë sepse kemi vendosur standard të ri në Gjilan – standardin e barazisë për të gjithë. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në urimin e kryetarit Haziri me rastin e festës së Fitër Bajramit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.