Hidromorava

Haziri uron Fitër Bajramin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në urim thuhet: Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni t’ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe Bashkësisë Islame festën e Fitër Bajramit, e cila vije pas një sakrifice një mujore me agjërim për Zotin.

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.
Në këtë ditë, të përkujtojmë të gjithë ata që u flijuan për atdheun, të gjithë ata që, me punën dhe me angazhimin e tyre, dhanë kontributin për lirinë dhe pavarësinë e vendit për ndërtimin e Republikës së Kosovës, duke respektuar veprën e sakrificën, si frytet dhe vlerat më të larta sublime.

Fundamenti

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Fitër Bajrami!, thuhet në mesazhin e urimit e kryetarit Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: