Haziri uron Bashkësinë Islame dhe besimtarët mysliman për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Gjilan – Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me lutjen që ky muaj të përshkohet nga toleranca, mirësia dhe solidariteti.

Në telegram thuhet:

“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Naim Aliu,

Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit t’ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që toleranca, mirësia e solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).