Fidanishtja

Haziri: Uroj një vit të bardhë dhe me shëndet të plotë në familjet tuaja

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndërrimit të motmoteve, ua ka uruar të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve Vitin e Ri 2021.

Haziri u ka uruar qytetarëve një vit të bardhë dhe me shëndet të plotë.

Fundamenti

“Ky vit ishte më i rëndi për të gjithë pasi shumë prej nesh kemi humbur njerëzit tanë më të dashur. Por, shpresoj që pandemia do të marrë fund të shpejti. Uroj që 2021-ta të jetë vit të bardhë dhe me shëndet të plotë në familjet tuaja. Festo me dinjitet, duke qëndruar në shtëpitë tuaja. Gëzuar 2021”, ka uruar Haziri./rajonipress/