Eko Higjiena

Haziri udhëton për vizitë zyrtare në SHBA

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me ftesë zyrtare të “Sister Cities International” ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Haziri është folësi kryesor në Samitin e Lidershipit Rinor i cili organizohet nga “Sister Cities International” në Minneapolis, ku pritet të marrin pjesë mbi 600 liderë të zgjedhur me vota nga komuniteti nga e mbarë bota.

Samiti i Lidershipit Rinor është dizejnuar të angazhoj gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe të ekspozoj ndaj sfidave të rëndësishme globale.

Fundamenti

Ndërkohë, më 19 korrik në Wisconsin Dells, afër Chicagos, kryetari Haziri do të takohet me presidentin e kompanisë amerikane Blue Stone Safety, e cila ka shprehur interesim për investim në Gjilan, përderisa më 20 korrik në Washington DC, Haziri do të ketë takim me drejtorin global të International City Management Association, sikurse edhe një takim me ish-ambasadorin Walker, tani përfaqësues i një kompanie energjetike amerikane.

Ndërkaq, më 21 korrik, në Washington DC, kryetari i Gjilanit do të takohet me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ndërsa nga data 22 deri më 25 korrik në New York City, do të ketë takime me përfaqësues të lobit shqiptar në SHBA, me komunitetin e biznesit etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.