Haziri udhëton në SHBA, do ta nënshkruaj binjakëzimin me Sioux City

Gjilan – Me ftesë të Iowa Sister State, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të mërkurën do ta nënshkruajë binjakëzimin me qytetit kryesor i Iowa, Sioux City, përkatësisht me kryetarin Bob Scott.

Haziri ka shprehur gëzimin që do ta nënshkruaj binjakëzimin me këtë qytet të Shteteve të Bashkuara, përmes të cilit partneriteti do të zhvillohet në tri fusha kryesore.
“Në parim, partneriteti i Gjilanit është miratuar kohë më parë me qytetin kryesor të Iowa, Sioux City, pasi këtë e kishte paralajmëruar edhe kryetari Scott. Nga ky partneritet, bujqësia, agrobiznesi dhe agroindustria, janë fushat që do të përfitojnë, sikurse edhe studentët e nxënësit e shkollës së Bujqësisë, Fakulteti i Bujqësisë, Instituti i Bujqësisë dhe rinia, përmes një programi për shkëmbim”, ka deklaruar Haziri.

Ndryshe, marrëveshja e partneritetit mes Gjilanit dhe Sioux City ështe vendosur vitin e kaluar pas vizitës të drejtoreshës ekzekutive të Iowa Sister State, Kassi Baliey, derisa formalizimi i këtij partneriteti do të bëhet të mërkurën./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).