Fundamenti

Haziri: Udhëheqja e Gjilanit e ka shndërruar Komunën në çerdhe fëmijësh

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Udhëheqja aktuale është menduar se e ka shndërruar Komunën e Gjilanit në odë, por në vërtetë na ka dalë çerdhe fëmijësh! Paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve. Dështim monumental. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Gjilani meriton më shumë dhe më mirë ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Po bëhen dy vjet prej kur VV po e administron Gjilanin, nuk po e qeveris. Udhëheqja e Gjilanit e ka shndërruar Komunën në çerdhe fëmijësh. Sipas matjeve të fundit, pakënaqësia e gjilanasve ndaj Komunës është jashtëzakonisht e madhe.

UBT

Projektet e vërteta të çerdheve ne i kemi lënë të gatshme. Pritni tash kur të dalin në inaugurim e të flasin për to. Projektet tjera zhvillimore kanë mbetur aty ku i kemi lënë para dy vitesh. Ku kanë prek vetë, e kanë bë lloç.

Paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve. Dështim monumental. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Gjilani meriton më shumë dhe më mirë.